Në fushën e së drejtës së informimit, Komisioneri ushtron këto kompetenca:
- Shqyrton kërkesat e qytetarëve, të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre;
- Shqyrton ankesat e qytetarëve në lidhje me Programet e Transparencës të autoriteteve publike;
- Kryen hetime të nevojshme administrative;
- Ka akses në informacionin dhe dokumentet, objekt ankimi, duke përfshirë dhe informacionet e klasifikuara “sekret shtetëror”;
- Vendos sanksione administrative sipas parashikimeve ligjore;
- Nxit parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit;
- Monitoron zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit”;
- Kryen sondazhe në lidhje me çështje të ndryshme;
- Bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e Programeve të Transparencës;
- Me kërkesë të gjykatës që shqyrton çështjen, parashtron mendim me shkrim për çfarëdolloj çështje që lidhet me këtë të drejtë.