Në këtë rubrikë pasqyrohet një informacion i përgjithshëm rreth ankesave të paraqitura pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për refuzim të kërkesave për informim. Të drejtën për t’u ankuar e ka çdo subjekt i interesuar, grup interesi, shoqatë apo dhe individ që pretendon se kërkesa e tij/saj për informacion është refuzuar plotësisht apo pjesërisht nga ana e atuoriteteve publike.

Ankesat janë paraqitur mbi baza vjetore dhe janë anonimizuar në mbrojtje të të dhënave personale të subjekteve ankues në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për secilën ankesë, portali siguron gjithashtu akses të plotë në tekstin e vendimit të marrë nga ana e Komisionerit për të Drejtën e Informimit për zgjidhjen e rastit konkret.