Kush janë subjektet përgjegjës për të dhënë informacion?
Subjektet përgjegjës për të dhënë informacion në zbatim të ligjit “Për të drejtën e informimit”, e në këtë kuptim ndaj të cilëve mund të adresohet një kërkesë për informacion janë autoritetet e mëposhtme publike:
- Është çdo organ administrativ, organi ligjvënës (Parlamenti), organet gjyqësore dhe ato të prokurorisë së çdo niveli, organet e njësive të qeverisjes vendore të çdo niveli, organet shtetërore dhe entet publike;
- Janë shoqëritë tregtare ku:
a) shteti zotëron shumicën e aksioneve
b) ushtrohen funksione publike - Çdo person fizik ose juridik që me ligj ose akt nënligjor ka të drejtën të ushtrojë funksione publike.