KOMPETENCAT E KOMISIONERIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHENAVE PERSONALE

Në fushën e së drejtës së informimit, Komisioneri ushtron këto kompetenca:

  • Shqyrton kërkesat e qytetarëve, të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre;
  • Shqyrton ankesat e qytetarëve në lidhje me Programet e Transparencës të autoriteteve publike;
  • Kryen hetime të nevojshme administrative;
  • Ka akses në informacionin dhe dokumentet, objekt ankimi, duke përfshirë dhe informacionet e klasifikuara “sekret shtetëror”;
  • Vendos sanksione administrative sipas parashikimeve ligjore;
  • Nxit parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit;
  • Monitoron zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit”;
  • Kryen sondazhe në lidhje me çështje të ndryshme;
  • Bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e Programeve të Transparencës;
  • Me kërkesë të gjykatës që shqyrton çështjen, parashtron mendim me shkrim për çfarëdolloj çështje që lidhet me këtë të drejtë.