Rast Suksesi
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) i kërkon Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) informacion statistikor mbi procesin e vetingut.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) i kërkon Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) informacion statistikor lidhur me:
-
- numrin e personave subjekt të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë plotësuar jo saktë formularin e kontrollit të figurës;
-
- si është vepruar në këto raste;
-
- numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë konstatuar se kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar;
- nëse janë konstatuar rrethana lehtësuese që janë marrë parasysh nga DSIK për kontaktet e papërshtatshme;
- numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët janë konstatuar kontakte të papërshtatshme por që është vlerësuar nga ana e DSIK-së të përshtatshëm për të vazhduar detyrën.
DSIK refuzoi dhënien e këtij informacioni me argumentimin se informacioni i kërkuar përmbante të dhëna sensitive dhe se janë të klasifikuara si sekret shtetëror. Mbas ankimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit pranë Zyrës së Komisionerit, ky i fundit vendosi të urdhërojë DSIK ti vërë në dispozicion të KSHH informacionin e kërkuar.
Për të lexuar të plotë Vendimin e Komisionerit klikoni këtu http://pyetshtetin.al/wp-content/uploads/2020/12/Vendim_nr_04-DSIK.pdf