Pyetje të shpeshta

Cila është procedura e ankimit?

Ju duhet të paraqisni pranë Komisionerit ankimin për shkelje të së drejtës së informimit. Ankimi mund të dërgohet me e-mail në adresën [email protected], orazi ose me postë në adresën: Rruga e Kavajës Nd.80, H.1, Tiranë.

Me marrjen e ankesës, Komisioneri verifikon faktet dhe ku është mbështetur (bazën ligjore) të ankesës tuaj.

Për këtë qëllim, Komisioneri mund t’ju kërkojë juve (në cilësinë e ankuesit) dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime të tjera me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër.

Kur e sheh të nevojshme, Komisioneri mund të zhvillojë një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen tuaj si palë ankuese dhe të institucionit ndaj të cilit është bërë ankesa.

Kthehu pas
Më shumë

    Kërko asistencë


      [recaptcha]
    © Copyright 2015, All Right Reserved
    Portali Pyet Shtetin është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros
    Mundësuar nga DM Consulting
    [responsive-menu menu="menu"]